“Mësoni shenjat që japin disa nga sëmundjet më të përhapura mendore”: Elvis Hoxha eskalon me fyerje ndaj Florin Krasniqi

- Advertisement -

Zytari i VV-së, Elvis Hoxha, ka eskaluar ndaj kandidatit të PSD-së për deputet, Florin Krasniqi.

Pas kritikave të ashpra të Krasniqit ndaj Kurtit, Hoxha e ka quajtur zyrtarin e PSD-së person me probleme psikike.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se rekomandohet nga psikiatri të dëgjohet me vëmendje kur flet Krasniqi.

“Rekomandohet nga psikiatri të dëgjohet me vëmendje ky njeri kur flet. Në këtë mënyrë ju do të mësoni shenjat që japin disa nga sëmundjet më të përhapura mendore, mes tyre mitomania. Ndiqeni çdo javë evolucionin e sëmundjes te ky njeri. Studiot televizive të Prishtinës do ta bëjnë të mundur shfaqjen e tij publikisht e në orët më të ndjekura, vetëm për ju, në bazë të kërkesës së parashtruar për mediet prej urdhrit të mjekut”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit