Antonio Rudiger nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Real Madridit.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njoftoi sot gjatë ditës se marrëveshja mes palëve tashmë është kompletuar.
Ai tani ka njoftuar se lajmi i është konfirmuar edhe nga burimet e klubeve.
Romano bëri të ditur gjithashtu se kjo lëvizje do të bëhet zyrtare pas përfundimit të sezonit aktual.
Rudiger me Real Madridin do të ketë kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2026.
Kujtojmë se 29-vjeçari në “Santiago Bernabeu” do të kalojë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Chelsean skadon më 30 qershor.