Lajme

Mësimdhënësit në pritje të pagesave për shujta e gradim, iu drejtohen gjykatës

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2023

Pagesën për shujta e për gradim e obligimet e tjera që parashihen përmes kontratës kolektive nuk i morën më kohë.

Për këtë mësimdhënësja e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Zarife Bajgora-Godanci së bashku me kolegët e saj i janë drejtuar Gjykatës.

Godanci, e cila që  25 vite është mësimdhënëse thotë se meqenëse kontrata nuk është zbatuar kanë angazhuar një avokatë.

Ajo pret sa më shpejtë që paratë që iu takojnë të i dalin në xhirollogari.

Që paratë të cilat iu takojnë përmës kontratës kolektive t’i marrin, sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, mësimdhënësit po duhet të anagazhojnë profesionist ligjorë.

E së fundi komunat e Kosovës kanë marrë një mendim juridik nga Gjykata Supreme, që në pagen e e mësimdhënësve të futet edhe përqindja e inflacionit.

Punëtorët në bazë të kontratës kolektive të arsimit në Kosovës të darës 18.042017, dhe kontratës kolektive të arsimit në Kosovës të darës 22.01.2021 kanë të drejtë që në pagën e tyre të futet  përqindja e inflacionit marrë për bazë shkallën e inflacionit çdo vite, sipas Entit të Statistikave të Republikës së Kosovës, ashtu siç është përcaktuar me nen 33m pika 10 të këtyre marrëveshjeve

Por, nga Asociacionit i Komunave të Kosovës thonë se miliona euro do të mirren nga investimet kapitale të komunave.

Prandaj kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës por nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje.