21.4 C
New York
Wednesday, October 4, 2023

Buy now

Mes provokimeve skandaloze të rumunëve, kartonit të kuq dhe penalltisë, Kosova mposhtet në Bukuresht

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në “National Arena” përfundoi me rezultatin 2:0.

Ndeshja në fjalë u përshkrua me incidente të krijuara nga tifozët vendase, për çka edhe pati ndërprerje të ndeshjes.

Ndeshja u ndërpre pas 17 minutave lojë, pasi tifozët rumunë shfaqen mesazh nacionalist dhe skandaloz, ku thuhej “Kosova është Serbi”. Nga ana e tyre nuk u ndalën as brohoritjet e tilla.

Kësisoj, gjyqtari kryesor i ndeshjes Willy Delajod vendosi për ta ndërprerë ndeshjen dhe urdhëroi ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Pauza zgjati për afro 50 minuta dhe më pastaj rinisi, me kushtin që mesazhe dhe brohoritje të tilla mos të ketë më. Tifogrupi që shkaktoi incidentin nuk u largua.

Pjesa e parë u mbyll baras dhe pa gola, por Kosova mbeti me një futbollist më pak në minutën e 42-të, pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Ndeshja në pjesën e dytë u kontrollua nga rumunët, të cilët shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë.

Rumania pati rast të artë për të kaluar në epërsi në minutën e 61-të, por Aro Muric tregoi sërish aftësitë e tij dhe priti penalltinë e ekzekutuar nga Nicolae Stanciu.

Vendasit e gjeten golin në vazhdim përmes Stanciut, i cili shënoi në minutën e 83-të.

“Dardanët” provuan më pas përmes Loshajt, Dresevicit e Muslijës, por pa sukses.

Rumania goditjen e fundit ia dha Kosovës në minutën e tretë shtesë (90+3’), me golin e shënuar nga Valentin Mihaila.

Kosova mbetet e pesta dhe e parafundit në Grupin I me katër pikë, kurse Rumania është e dyta me 12 pikë. /Express/

Të ngjashme

107,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit