6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mes lotëve dhe dhimbjes, i jepet lamtumira e fundit vogëlushes 7-vjeçare Jonada

- Advertisement -

Mes lotësh dhe dhimbjes i është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme, vogëlushes 7-vjeçare Jonada Avdia, e cila fatkeqësisht humbi jetën dje pasi u përplas nga një skaf i drejtuar nga një oficer policie në Himarë.

Ngjarja tragjike ka qenë kryefjalë e mediave dhe e rrjeteve sociale, ndërsa ndarja nga jeta e voglëlushes ka tronditur pamasë sigurisht familjarët e saj, por edhe të gjithë shqiptarët, të cilët kanë kryer homazhe, madje kanë organizuar edhe një protestë kundër atyre që i quajnë shkaktarët realë të aksidentit.

Gjithsesi, ceremonia mortore e vajzës së vogël është kryer në banesën e gjyshit të saj, në Tiranë, ndërkohë që familja e Jonadës jetonte prej vitesh jashtë vendit dhe ishte kthyer në Shqipëri për pushime.

“Klan” ka ndaër momentet kur vogëlushja është përcjellë për në banesën e fundit, teksa një numër i madh njerëzish kanë marrë pjesë në ceremoni.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit