Çifti i njohur, Blero dhe Blerta prej vitesh po përballen me një rrugëtim të vështirë shëndetësor, por mes dhimbjes dhe sfidave, Blerta ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shprehur veten, pikturën.
Së fundmi, Blero ka ndarë me ndjekësit një nga punimet e saj, duke shprehur krenarinë për atë që ajo ka arritur. Ai tregon se Blerta fillimisht kishte nisur me piktura të vogla, ndërsa me kalimin e kohës kishte marrë guximin të punonte në telajo gjithnjë e më të mëdha. Punimi i fundit është 80 me 120 centimetra.
“Jam jashtëzakonisht krenar për të dhe për atë që ka arritur, pavarësisht se është kaq e kufizuar”, ka shkruar Blero në videon e postuar në TikTok.
Ai tregon se prej kohësh e ka mbështetur Blertën në çdo hap të këtij procesi, duke i larë penelat, pastruar dhe rregulluar hapësirën e punës, vendosur dhe kornizuar telajot. Megjithatë, thekson se asnjëherë nuk ka bërë asnjë goditje me penel, pasi gjithë pikturën e ka realizuar vetë Blerta.
“Unë gjithmonë kam besuar tek ajo dhe i kam ndihmuar në çdo gjë. Por nuk kam bërë as edhe një goditje të vetme me penel. Të gjitha i ka bërë ajo krejtësisht vetë dhe unë jam vetëm dora ndihmuese”, ka shkruar ai.
Historia e çiftit ka marrë vëmendje të madhe edhe më herët për mënyrën se si Blero i ka qëndruar pranë bashkëshortes gjatë përballjes me problemet e saj shëndetësore. Në vitin 2025, ai kishte treguar se Blerta po trajtohej në Spanjë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe se vazhdonte të përballej me dhimbje të forta.
Çifti, i cili është martuar në vitin 2016, ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit momente nga ky rrugëtim, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si një qëndrim krah njëri-tjetrit “në të mirë e në të keq”.
Tash, përmes pikturës, Blerta po tregon edhe një tjetër anë të forcës së saj, ndërsa Blero vazhdon të jetë pranë saj siç e përshkruan vetë: “dora ndihmuese”.
@blerta_bleroIch bin unglaublich stolz auf sie was sie geschafft hat obwohl sie so stark eingeschränkt ist. 😞 Es fing anfangs klein an und dann hat sie sich immer mehr an größere Leinwände getraut. Das hier ist 80x120cm. Sie kann es leider nicht selber tragen oder drehen. Deswegen mache ich das jetzt, weil wer weiß wann sie es überhaupt gezeigt hätte. Ich habe immer an sie geglaubt und ihr bei allem geholfen, ich habe immer die Pinsel gewaschen, aufgeräumt, sauber gemacht, Leinwände aufgestellt, gerahmt usw. Aber ich habe keinen einzigen Pinselstrich gemacht. 😅 Das hat sie alles ganz alleine gemacht & ich bin nur die helfende Hand 🤚🏼 Wie findet ihr es? Ich würde mich riesig freuen wenn ihr was schönes schreibt wenn es euch gefällt. 🥰 artreveal art fy fyp






