Merret vendimi për Olën, kështu votoi publiku

- Advertisement -

 

Publiku ka vendosur që Ola të largohet nga Ferma Vip.

Televotimi u hap pas spektaklit të së hënës, kur Fabjola përdori gjuhë të ulët dhe denigruese ndaj prezantueses gjatë transmetimit live, duke iu drejtuar Arbana Osmanit me fyerjen “k*qkë”.

Në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, prezantuesja Arbana Osmani e nisi mbrëmjen me një deklaratë publike, pas incidentit të ndodhur në prime-n e së hënës, ku banorja Fabjola Elezaj iu drejtua asaj me fyerjen “k*çkë”.

Arbana zgjodhi t’i drejtohej publikut që në minutat e para të emisionit, duke theksuar se, edhe pse kishte menduar të mos e rikthente më temën, e pa të nevojshme të fliste pas reagimeve të shumta dhe diskutimeve të ndezura në rrjetet sociale.

“Kam diçka të rëndësishme për t’ju thënë që në fillim. Në fakt, kisha menduar të mos i rikthehesha temës, por duke parë gjithë mbështetjen dhe dashamirësinë, veçanërisht këtyre ditëve, desha vetëm të them që mbështetja dhe dashamirësia ndaj një vajze nuk ka pse të sjellë linçim dhe denigrim për një vajzë tjetër”, u shpreh Osmani

Të ngjashme

Të fundit