Një mërgimtar nga Kosova, që jeton dhe punon në Gjermani, i ka vendosur një X të madh fletëvotimit të tij.
Prishja e votës, siç tha ai, është si pasojë e zhgënjimit politik.
“Kur asnjëra zgjedhje nuk të bind, dhe refuzimi është qëndrim”, tha qytetari A.Th, i cili njëherësh për veprimin e tij ka dërguar fotografi në redaksinë e Klankosova.tv.






