-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Mërgimtarë në ardhje, disa të tjerë duke u kthyer-Pritje në pikat kufitare të Kosovës

- Advertisement -

Edhe pse fluksi më i madh i ardhjes së mërgimtarëve veçse ka kaluar, shumë prej tyre janë rrugës për në Kosovë.

Pavarësisht rrugës së gjatë të cilën marrin për të arritur në vendlindje, të njëjtit përballen me kolona të gjata dhe tejet të mundimshme.

Por mjaft iu duhet të presin edhe në hyrje të Kosovës, saktësisht në pikat kufitare të vendit.

Pritjet më të gjata sot janë në pikën kufitare në Muçibabë, ku në hyrje duhet pritur deri në një orë.

Kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 25 minuta.

Më pak pritje ka në Merdare, saktësisht deri në 20 minuta, transmeton lajmi.net.

Por përpos pritjeve në hyrje, të gjata janë edhe kolonat në dalje. Në Muçibabë në dalje duhet pritur deri në 60 minuta, tek Dheu i Bardhë deri në gjysmë ore, kurse në Merdare 10-20 minuta.

Numër i madh i mërgimtarëve kanë zgjedhur që edhe këtë verë të vinë në Kosovë, e që pushimet verore t’i kalojnë afër familjarëve të tyre.

Edhe muaji gusht pritet të jetë përplot me mërgimtarë, të cilët më pas marrin rrugën e kthimit drejt Evropës.

Një rast mjaft tragjik ndodhi dy ditë më parë, ku një familje të cilët po vinin nga Gjermania drejt Kosovës, u aksidentuan pikërisht në rrugën shumë problematike që lidhet me Podujevë.

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar tek qytetarët gjatë pjesëmarrjes në trafik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit