5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Me reciprocitet mbrojmë arritjen tonë më të madhe – Pavarësinë

- Advertisement -

Shkruan: Ramiz Lladrovci

Toleranca e bashkësisë ndërkombëtare ndaj agresivitetit serb, të sponsorizuar nga pansllavizmi, për dy shekuj, ka dëmtuar dhe gjymtuar ndjeshëm trojet ku jetonin shqiptarët me shekuj.


Këtij agresiviteti hegjemonist serb, pas dy shekujsh, i doli përball Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe solli rishikimin thelbësor dhe agjendën e re evropiane ndaj pansllavizmit, duke vënë në veprim, bashkësinë ndërkombëtare dhe realitetin e ri.
Ky realitet i ri, solli Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Por, siç thotë një fjalë e urtë, uji fle e hasmi s’fle. Sot e gjithë ditën, politikanët serbë, të pa defashistizuar, me retorika luftënxitëse, duan ta relativizojnë qenien dhe subjektivitetin e shtetit tonë.


Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e gatshme për përgjigje ndaj fjalorit dhe akteve luftënxitëse dhe të veprojë ndaj kësaj mendësie hegjemoniste serbe, me veprime, ndryshe, ne nuk kemi ku të shkojmë.
Zbatimi i reciprocitetit shtetëror, është kufiri themelor i ekzistencës tonë si subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Shkaqet që na shtynë për të arritur deri këtu, mbesin të hapura për të qëndruar për reciprocitet, edhe më tej, me çdo çmim.
Ndryshe, pa zbatimin e reciprocitetit, pavarësisht ndaj kujt bëhet fjalë, e konfirmojmë mungesën e vullnetit për të mbrojtur arritjen tonë historike, Pavarësinë.


Uroj që aleatët tanë, në rend të parë shtetet e QUINT-it, e kuptojnë drejtë rrezikun nga retorika e politikës serbe, në kohën kur e njëjta frymë, e të njëjtës politikë, godet pa mëshirë Ukrainën dhe ka interesim për hapjen e vatrave të krizave të reja.
Si qytetar dhe si kontribuues i këtij vendi, reciprocitetin e konsideroj kushtin pa të cilin ne as nuk meritojmë të jetojmë në hapësirën e rrudhur ndër shekuj, si hapësirë e jetës, gëzimit dhe varreve tona. Andaj, pres nga aleatët tanë, të jenë në anën e zbatimit të këtij kushti, duke ndaluar një herë e përgjithmonë, orekset hegjemoniste dhe ëndrrat pansllaviste.


Gatishmëria e popullit tonë për të jetuar në paqe e harmoni me fqinjët tanë, shpesh është keqkuptuar. Këtë keqkuptim, pasi e korrigjoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës me aleatët tanë të cilët u gjendën pranë të drejtës tonë historike, për të jetuar të lirë, në paqe dhe të pavarur, nuk mund ta shkel retorika bajate e politikanëve serbë.
Po, reciprocitet, me çfarëdo çmimi, për të dëshmuar një herë e përgjithmonë, o jemi, o nuk jemi!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit