Lidhur me situatën në komunën e Skenderajt, ish-deputeti Mërgim Lushtaku është shprehur se nuk ka pasur ftesë për intervistim për babanë e tij, kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtakun.
Ai përmes një lidhje telefonike në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se nëse do t’i vinte një ftesë e tillë, kryetari Lushtaku do t’i përgjigjej.
“Nuk ka pranuar asnjë ftesë. Baba im gjithmonë u është përgjigjur ftesave dhe besoj që as kjo nuk do të jetë problem, por kjo tendencë po shihet se tashmë është bërë politike”, u shpreh ai.





