Mërgim Lushtaku, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se akti i shtyrjes së zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti.
“Akti i sotëm që shtyen mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. Ky akt është akt tradhtie ndaj kushtetutës sonë”.