13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Jasharaj: Mësimdhënësit nuk kanë lëvizur nga kërkesa prej 100 eurove

- Advertisement -

Janari, pritet që të kthejë në diskutim publik temën e grevës në mes mësimdhënësve dhe ekzekutivit. Kjo pasi që greva e pezulluar, do të fillojë prapë nëse kërkesat e mësimdhënësve nuk plotësohen. Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj thotë se nuk kanë lëvizur nga kërkesa e tyre për ndarje nga 100 euro deri në miratim të Ligjit për Paga.

Muaji janar, pritet që të sjellë temën e grevës në vëmendje.

Kjo pasi mësimdhënësit nuk kanë lëvizur nga kërkesat e tyre për ndarjen nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit për paga.

Kryetari i këshillit grevist, Rrahman Jasharaj shpreson që ekzekutivi të ketë reflektuar pas grevës një mujore.

Mirëpo, Jasharaj thotë se ka munguar komunikimi në mes këtij institucioni dhe ekzekutivit.

E si shqetësues këtë mos komunikim e sheh edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Thotë se nuk duhet të përsëritet skenari i muajve në grevë, pasi sipas tij po dëmtohen nxënësit.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Për më shumë se katër javë, përveç SBASHK-ut, punën e ndërprenë edhe punëtorët e administratës publike. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit