Pas atij të Betim Gjoshit, nga PDK ka ardhur edhe një reagim në lidhje me zjarrin që kaploi sot Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Është deputeti Mërgim Lushtaku i radhës ai që ka reaguar.
Ai ka hedhur pikëpyetjen mbi atë se kujt po i pengon IML-ja.
“Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?”, ka shkruar ai.
Ndryshe, në orët e mëngjesit është përfshirë nga zjarri një zyre në IML. Aty raportohet për dëme materiale, mirëpo nuk dihet rëndësia e dokumenteve që tashmë janë bërë shkrumb e hi