Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare për disa nga pozitat kyçe drejtuese në shëndetësinë publike.
Sipas dokumentit zyrtar të publikuar nga SHSKUK, Mentor Zejnullahu është përzgjedhur drejtor i ri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në procesin e vlerësimit, Zejnullahu ka grumbulluar gjithsej 86.3 pikë (62.5 pikë në testin me shkrim dhe 23.8 pikë në intervistë), duke u renditur i pari në këtë garë.
Përveç QKUK-së, SHSKUK ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtorëve edhe për dy spitale të përgjithshme rajonale.
Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri, drejtor është përzgjedhur Besim Muzaqi me një total prej 75.7 pikësh (51.5 në test dhe 24.2 në intervistë).
Ndërsa në spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, pozitën e drejtorit e ka fituar Ilir Hamdiu, i cili ka grumbulluar 75.3 pikë (53.5 në test dhe 21.8 në intervistë)./Insajderi







