15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Menduh Thaçi pas “koalicionit” Taravari-Mickovski: VLEN tash nuk ka asnjë dobi për shqiptarët

- Advertisement -

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka qënë i ftuar në “Pressing” të T7,  të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka komentuar takimin e Arben Taravarit nga VLEN me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

Thaçi ka thënë se tashmë shqiptarët nuk e kanë asnjë dobi nga koalicioni VLEN.

“Ky takim shfrytëzohet nga ai që t’i mbrojë votat pasnesër, sepse votat i ka fituar me retorikë kundër shqiptarëve. Ndërkaq Arbeni dëshiron që me këtë takim t’i mbajë votuesit e tij sepse pas humbjet në zgjedhjet presidenciale ata rrezikojnë të kenë rezultat shumë të keq në zgjedhjet parlamentare”.

“Mesazhi im për shqiptarët e Maqedonisë është që tash VLEN është i padobishëm për ta. Pjesëmarrja e VLEN në qeverisje tash nuk iu sjell asnjë lloj dobie”, ka deklaruar Thaçi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit