18.6 C
New York
Saturday, September 28, 2024

Buy now

“Mendoj se ish-ët e mi…”/ Aktorja e famshme zbulon se është lesbike

- Advertisement -

Aktorja e famshme, Julia Fox, ka zbuluar të hënën përmes një postimi në “TikTok” se është lesbike. Pavarësisht se 34-vjeçarja ka qenë e martuar, ajo zbuloi se nuk i pëlqejnë më djemtë.

“Unë kam një pjesë timen gay dhe duhet t’a eksploroj më shumë. Mendoj se ish-ët e mi nuk kishin gabuar kur më quajtën lesbike dhe u ankuan se nuk doja të bëja seks me ta”, ka treguar ish-partnerja e reperit Kanye West.

Kujtojmë se lidhja e dashurisë mes Fox dhe West ka zgjatur më pak se dy muaj në vitin 2022, mes divorcit të Kanye me yllin televiziv, Kim Kardashian.

Ndërkohë një vit më vonë, në 2023, Julia tha për “New York Times” se nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie seksuale me të.

Fox zbuloi se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale që nga viti 2021. “Dy vjet e gjysmë beqare dhe kurrë nuk kam qenë më mirë”, tha ajo në një deklaratë në rrjetet sociale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit