16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Menaxheri i VIP-ave zbulon dy këngëtarët që paguhen më shumë, dalin shifrat e frikshme

- Advertisement -

 

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demnika  ka zbuluar se kush janë “mbretërit” e muzikës në lokalet e natës, por edhe në koncerte që paguhen më shumë.

Në një intervistë për emisionin ‘Fit Station’ në News24, ai u shpreh se më të preferuarit janë Noizy dhe Dafina.

Ndërsa për Luiz Ejllin, Demnika  u shpreh: “Është i pëlqyer, i fortë por çdo gjë është në normalizim. Luizi më pëlqen pasi jo çdo lokali i ka vënë çmime fikse, është përshtatur tashmë”.

“Mund të them disa emra, për momentin më i paguari dhe më i preferuari është Noizy nga djemtë dhe nga vajzat është Dafina. Në listë është dhe Elvana Gjata, Dhurata Dora, Finem, Capital, on top është dhe grupi Albanians që shumë pak i njohin por ata janë një grup i cili po thyen rekorde. Çmimi fillon nga 3-5 mijë euro nata minimumi deri në 15-25 mijë euro në natë. Shet muzika, ritmi, emri”- tha Demnika.

Ai foli edhe për eskortat shqiptare në Dubai, duke theksuar se ka shumë ‘show girl’ që bëjnë jetë luksi në vendin arab.

Shohin një artist që bën hundën dhe thonë që është eskort në Dubai, kjo bie totalisht poshtë. Një artist në Shqipëri merr 15 mijë euro në një koncert, imagjino sa merr për një javë. Fitojnë aq shumë këtu sa shkojnë në Dubai vetëm për pushime. Por nuk i vë duart në zjarr për vajzat “show girl” që bëjnë jetë luksi e jetojnë në Dubai. Ne e dimë që ka eskorta, i njohim , por dimë që ka dhe vajza që bëjnë punë të ndershme në Dubai”– u shpreh Demnika.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit