15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Memli Krasniqi uron 28 Nëntorin nga Tirana: Urime shqiptarë!

- Advertisement -

Në Tiranë, ku po qëndrojnë në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë, në vigjilje të festës shumë të rëndësishme kombëtare, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar 28 Nëntorin, raporton Scanner.

“Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore. Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:
Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare.
Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë.
Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore.
Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.
Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit.
Urime shqiptarë!

Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme…

Posted by Memli Krasniqi on Sunday, November 27, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit