8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti më e korruptuara ndonjëherë – skandale qindra milionëshe në KEK (Video)

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se kryeministri Kurti prioritetin kryesor përgjatë mandatit të tij e ka pasë energjinë

“Bordin e parë qe e ka ndërru ka qenë bordi i KEK-ut, e ka mbushë me lojalistat e vet, njeriun e parë që e ka ndërru është drejtori i KEK-ut, e ka shti njeriun kryesor të Vetëvendosjes për energji, dhe po del që ky njeri sot që është ende në paraburgim”, u shpreh Krasniqi.

E sipas Memli Krasniqit skandali i Nagip Krasniqit i ka të gjitha elementet me qenë skandali më i madh jo vetëm korruptiv po kriminal që ka ndodh jo vetëm në Kosovë por në krejt rajonin tonë.

“Të njejtat institucione i ka nën kontroll Albin Kurti, edhe për rastin e OSHP i ka emëru në Qeveri kryeministri, na si kena emëru i ka emëru Vetëvendosje, sot del ankohet tek ta, ZRRE-ja një far forme i konfirmoi keqpërdorimet e KEK-ut, sepse e dënoi me 3 milionë euro, ato mjete janë të taksapaguesve të Kosovës, dhe Nagip Krasniqi i cili është në paraburgim është denuar me 3 milionë euro sepse ka tregtu energji me kompani të pa licensuara, nëse kjo nuk është korrupsion un nuk e di qa është”, tha kryetari i PDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit