-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Memli Krasniqi për tragjedinë në Jabllanicë: Jemi pranë familjeve të fëmijëve, Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve që humbën jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanueshme në Jabllanicë të Pejës.

“Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit