17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Memli Krasniqi: PDK kapitullin e ri për Kosovën do ta hapë me të rinjtë, për ta ndërtuar të ardhmen e vendit

- Advertisement -

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar aktivistët e rinisë së partisë me rastin e 24 vjetorit të themelimit.

Krasniqi ka shkruar se RDK ka nxjerrë personalitete, që kanë bartur pozita me përgjegjësi udhëheqëse shtetërore e lokale, duke dhënë kontributin e tyre të shquar në shtetformim e shtetndërtim, shkruan Reporteri.net.

“Të palëkundur në vizionin tonë, edhe kapitullin e ri për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës do ta hapë me të rinjtë, për ta ndërtuar bashkë të ardhmen në vend”, ka shkruar ai.

Postimi  i tij:

24 vjet RDK 💙

Entuziazimi, përkushtimi e angazhimi konsistent i mijëra vajzave e djemve, që ndër vite i janë bashkuar PDK-së, me pjesëmarrje aktive në Rininë Demokratike të Kosovës – kanë shërbyer si forcë shtytëse e çdo procesi për ndryshim dhe zhvillim.

Për 24 vjet, RDK ka nxjerrë personalitete, që kanë bartur pozita me përgjegjësi udhëheqëse shtetërore e lokale, duke dhënë kontributin e tyre të shquar në shtetformim e shtetndërtim.

Të palëkundur në vizionin tonë, edhe kapitullin e ri për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës do ta hapë me të rinjtë, për ta ndërtuar bashkë të ardhmen në vend.

Mirënjohës pa fund për të gjithë aktivistët e RDK-së nga viti 2000 e deri më sot. Shumë krenar për gjithçka që përfaqësojmë.

Urime dhe faleminderit!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=892083692290362&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit