Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga djali i tij Mali, po viziton sot në festën e flamurit kombëtar vende të rëndësishme historike, raporton Scanner.
“Në ditën e madhe të kombit, me Malin ndalesën e dytë e bëmë në Lezhën e historisë e të përbashkimit, te varri i kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili, 580 vjet më parë, më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti në Krujë flamurin me shqiponjën dykrenare, duke e ngritur kështu edhe vetëdijen e kombit tonë e duke u bërë vet pishtari më i ndritur në rrugëtimin tonë kombëtar për liri e mëvetësi”, ka shkruar kreu i PDK-së Memli Krasniqi në faqen e tij në Facebook.
https://www.facebook.com/share/p/wcc8Fm8sLp58jqyd/?mibextid=9R9pXO