8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Memli Krasniqi me videoadresim të veçantë, uron Vitin e Ri 2022 (VIDEO)

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet një videoadresimi ka uruar Vitin e Ri 2022 për të gjithë qytetarët, duke thënë se ky është një moment falënderimi për njëri-tjetrin, për familjen dhe për miqtë.

Krasniqi falënderoi profesionistët shëndetësorë, policët, mësimdhënësit, ndërmarrësit, bashkatdhetarët, dhe të gjithë të tjerët, që me përkushtimin e tyre të palodhur, e bënë më të lehtë edhe këtë vit të rëndë pandemik.

“Secili prej tyre ka pasur nevojë për më shumë mbështetje. Por, ata nuk u ndalën. Pëkundrazi. Sakrifikuan dhe dhanë gjithçka nga vetja, pa kursim. Falenderim për vajzat dhe djemtë tanë të mrekullueshëm, që me talentin, punën dhe suksesin e tyre, si sportistë dhe artistë, lartësuan flamurin e Kosovës, nderuan shtetin, i dhanë shkëlqim të artë vendit, dhe e bënë krenarë gjithë kombin. Të gjithë, pa përjashtim, tregojnë për forcën që kemi për të qëndruar, për të punuar, e për të ecur përpara.”, tha ai.

I pari i PDK-së tha se shpreson se ky Vit i Ri do të jetë më mirë me shpresën për të qenë më i mirë, sepse ëndrrat tona të përbashkëta për një Kosovë të fortë, më të zhvilluar, e më demokratike nuk kanë përfunduar.

“Ne duhet të jemi krenarë për të arriturat e jashtëzakonshme të këtyre dy dekadave, duke qenë mirënjohës e jo mohues, kur së bashku kemi shkruar historinë e krijimit, ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.”, theksoi Krasniqi.

Ai tha se bashkë me qytetarët, pa dallim do të angazhohet për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, për mirëqenie, siguri, e drejtësi.

“Gëzuar të gjithëve ky vit i ri, me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaja. Dhe veçanërisht, gëzuar dy burrështetasve – Hashim Thaçit e Kadri Veselit – dhe shokëve të tyre çlirimtarë, që ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë.”, përfundon video adresimi i kryetarit të PDK-së.

Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri 2022, me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaja.

Posted by Memli Krasniqi on Friday, December 31, 2021

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit