Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës, rapprton Scanner.
Ai ka thënë se me me këtë qeveri 18% e qytetarëve po përjetojnë varfëri e skamje.
Krasniqi ka publikuar sot statistikat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në Kosovë gjatë vitit të fundit.
Sipas kryetarit të PDK-së , në raportin e Komisionit Evropian, rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.
Më tutje Krasniqi e ka cilësuar këtë statistikë si alarmuese ndërsa qeverisjen aktuale si përgjegjëse për këtë gjendje.