19.3 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Istogu bëhet ma mirë vetëm me PDK-në dhe Ali Nimanajn, votoni për numrin 191

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar Istog, ku ka thënë se kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Ali Nimanaj është shembull i njeriut që u ka shërbyer qytetarëve të tij gjithmonë, posaçërisht në 4 vitet e fundit si nënkryetar i komunës.

Krasniqi ka theksuar se Nimanaj asnjëherë nuk ka qenë spektator i problemeve, por pjesë e zgjidhjeve.

“Nëse ka pasur një zyrtar komunal, që gjithmonë ka qenë i gatshëm për qytetarët e Istogut, dera e të cilit ka qenë gjithmonë e hapur, e dini të gjithë që ky ka qenë Ali Nimanaj. Istogu ka nevojë për ta filluar shkrimin e një kapitulli të ri. Ky kapitull i ri për një Istog ma mirë bëhet vetëm me PDK-në, me Ali Nimanajn dhe me numrin 191”, ka shtuar lideri i PDK-së

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ali Nimanaj u ka bërë thirrje qytetarëve ta mbështesin atë dhe PDK-në më 12 tetor.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut që të bashkohen me ne, të rrugëtojnë me ne dhe me 12 tetor të na e japin mundësinë që të vazhdojmë tutje dhe pas balotazhit ne ta drejtomë Komunën e Istogut”, ka kërkuar Nimanaj.

Video materiali me pamje dhe deklarata:

https://www.swisstransfer.com/d/4730a012-1b29-4cf6-88fd-25c439f30a7b

Të ngjashme

Të fundit