11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Meloni dhe Stoltenberg diskutojnë për sfidat në krahun jugor të NATO-s

- Advertisement -

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takuan në Romë dhe diskutuan për sfidat në krahun jugor të aleancës.

Në një deklaratë nga kryeministria thuhet se në qendër të takimit ishin çështjet aktuale të agjendës së Atlantikut në kuadër të përgatitjeve për Samitin e NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Washington.

Në deklaratë thuhet se Meloni përsëriti pritshmërinë e Italisë lidhur me marrjen e vendimeve konkrete në Washington në përgjigje të sfidave në krahun jugor, në përputhje me qasjen 360 gradë për sigurinë euro-atlantike të parashikuar veçanërisht në konceptin strategjik të NATO-s.

Mediat italiane raportuan se në takimin me Stoltenbergun, kryeministrja italiane ka tërhequr vëmendjen mbi krahun jugor të NATO-s.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit