23.3 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Meloni: Bisedimet për sigurinë do të fillojnë me modelin e NATO-s

- Advertisement -

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në Uashington kujtoi trimërinë ukrainase në fushën e betejës në pengimin e përparimeve ruse dhe unitetin që nevojitej për t’i mbështetur ata në këtë drejtim.

Meloni nënvizoi se nëse duan të arrijnë paqe dhe të garantojnë drejtësi duhet të jenë të bashkuar, derisa rikujtoi edhe një herë se Italia është në anën e Ukrainës.

“Nëse duam të arrijmë paqen dhe nëse duam të garantojmë drejtësi, duhet ta bëjmë të bashkuar.  Padyshim që mund të mbështeteni te Italia – siç ishte që nga fillimi, ne jemi në anën e Ukrainës”, tha Meloni.

“Do të flasim për shumë tema të rëndësishme. E para është garancitë e sigurisë, si të sigurohemi që kjo të mos ndodhë përsëri, që është parakushti i çdo lloj paqeje. Jam i lumtur që do të fillojmë nga një propozim, i cili është modeli i Artikullit Pesë [të NATO-s]”, vijoi tutje ajo.

Të ngjashme

Të fundit