Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht ta ngrejë çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi si temë urgjente për dialog.
Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e 25-vjeçarit nga Kosova, Tefik Sejdiu, të cilin policia serbe e kishte ngatërruar me një person tjetër.
Të njëjtin, policia serbe e kishte arrestuar e më pas liruar.
Për këtë Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet ta ngrejë çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi në dialogun mes dy vendeve fqinje.
“Ministria e Jashtme – përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd – duhet sa më parë të njoftojë zyrtarisht nëse janë të vërteta raportimet se Tefik Sejdiu është arrestuar (dhe pastaj liruar) në Serbi – në kërkim kinse të një shqiptari tjetër”, shkroi ajo.