4.1 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Mehmetaj paralajmëron: Prapë hajni multimilionëshe nga Liburn Aliu e Naser Hafizi

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka paralajmëruar një skandal tjetër të ministrit Liburn Aliu dhe zyrtarit Naser Hafizi.

Ai ka thënë se ky skandal ka të bëjë me ndërtimin e digave, duke treguar se vetëm për hartim të Projektit Kryesor 2 milionë e 89 mijë euro

Nëse në projektim janë vjedhur disa milionë, paramendojeni çfarë vjedhje është planifikuar për ndërtimin e digave.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Skandal: Prapë hajni multimilionëshe nga Liburn Aliu e Naser Hafizi

Përveç me ambalazhues të ujit, Liburan Aliu e Naser Hafizi ia kanë mësyrë të vjedhin milionat edhe në sektorë të tjerë brenda ministrisë.

Një nga rastet është ndërtimi i tri digave për akumulim të ujit në Kosovë.

Këtu, si fillim, po e prezantoj vetëm rastin e parë.

Kompania me emrin “N.N.SH Vizion Project” ka fituar tenderin për hartimin e projektit kryesor për ndërtimin e digës së Kuqicës.

Për këtë tender kompania ka marrë, vetëm për hartim të Projektit Kryesor 2 milionë e 89 mijë euro.

Për krahasim, në vitin 2023 në Kroaci është hedhur në tenderim po ashtu ndërtim i një dige të tillë në Kamensko.

Jam futur dhe kam shikuar atje se sa ka kushtuar.

Atje, Projekti kryesor, projekti i zbatimit, punët hetimore kanë kushtuar vetëm 265 mijë e 445 euro e 97 centë.

Për punën e njëjtë, vend në BE, por ka paguar potë 1 milion e 823 mijë ero më pak.

Ky është vetëm një rast ku vetëm në projektim janë vjedhur afër 2 milionë euro.

Janë tri raste të tilla të cilat do t’i shpalosi.

Por, mos harroni, këto janë vetëm parat e projektimit. Ndërtimi i digave parashihet të kushtojë qindra-miliona euro.

Nëse në projektim janë vjedhur disa milionë, paramendojeni çfarë vjedhje është planifikuar për ndërtimin e digave.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit