Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar lart kandidatin e PDK-së, Përparim Gruda, për ekspertizën, profesionalizmin dhe mosdistancimin nga historia e partisë.
Sipas Mehmetajt, Gruda nuk ndjen “marrë as prej UÇK-së, as prej Drenicës.”
“Çka mendoj që e ka bërë Përparim Grudën me avancu në raport me (Visar) Azemin e Ferizajt (kandidati i LDK-së). Pse ky ka marrë shumë vota e ky jo? Qe pse. Se ky Përparim Gruda nuk është që veç përfaqëson dije edhe ekspertizë, po shihet që në bosht është i lidhur me historiane partisë. Pra nuk i vjen marre as prej UÇK-së, as prej Drenicës. Ky edhe e ka ekspertizën e profesionalitetin. Edhe e ka historinë në kuptimin që nuk e refuzon historinë e partisë. E merr në mbrojtje bile”, tha Mehmetaj në “Debat Plus”.