Lajme

Mehmetaj: Asociacioni do t’i ketë institucionet e veta

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Analisti Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Asociacioni do t’i ketë institucionet e veta.

“Asociacioni do t’i ketë institucionet e veta, Bordi do ta luajë rolin e Qeverisë. Se si funksionon Bordi nuk e dimë sepse statuti nuk na tregon, është dokument bazë”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj ka thënë se në statut përcaktohet që pasi të themelohet Kuvendi i Asociacionit, do të votohet një rregullore speciale.

“Mirëpo në statut përcaktohet që pasi të themelohet Kuvendi i Asociacionit, ata e votojnë një rregullore speciale e cila rregullon edhe mënyrën se si zgjidhen e funksionojnë institucionet tjera edhe se si u shtrihen atyre kompentencat”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj është shprehur se në këtë statut nuk përcaktohen kompentencat.

“Tashmë kjo rregullorja speciale do të bëj organizimin e brenshëm ose të përcaktojë ligjet se si funksionon Asociacioni”, ka thënë tutje Mehmetaj.