13.2 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

Meghan shihet për herë të parë që nga takimi i Princit Harry me babain e tij, mbretin Charles

Meghan Markle, është parë për herë të parë që kur Princi Harry u takua me babain e tij mbretin Charles, për të cilin u raportua se është prekur nga kanceri.

Dukesha e Sussex-it buzëqeshi teksa udhëtonte pranë shtëpisë së saj në Montecito prej 14 milionë dollarësh, përcjell klankosova.tv.

Meghan dukej e relaksuar nga pas timonit të Range Rover-in e saj me një kapak bejsbolli dhe syze dielli të errëta dhe të mëdha, dhe piu nga një filxhan kafeje ndërsa po ecte.

Kjo paraqitje e saj, qe e hera e parë që ajo u fotografua publikisht që kur Princi Harry u nis për në Londër për të vizituar babanë e tij të sëmurë.

Princi nisi një udhëtim për të parë mbretin Charles pas diagnozës së kancerit të monarkut. Mësohet se Harry ka kaluar vetëm 45 minuta duke vizituar babain e tij dhe mbretëreshën Camilla përpara se të kthehej.

Thuhej se Charles ishte i pakënaqur pasi mbeti duke pritur që Harry të mbërrinte ndërsa ai vonoi udhëtimin e tij në Sandringham.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit