Dukesha e Sussex, Meghan po akuzohet për plagjiaturë të stemës së një qyteti të Spanjës.
Bëhet fjalë për logon e brendit “As Ever”, e cila ka ngjashmëri me logon e komunës së Mallorcas, Porrores.

Francisca Mora Veny, kryebashkiake e Porreres për gazetën The Sun tha: “Ne do t’i kërkojmë Meghan të heqë logon nga uebfaqja e tyre”.
Logoja “As Ever” thuhet se i bën homazh Montecitos, ku jetojnë Sussexes, me palmën që përfaqëson shtëpinë e tyre dhe kolibrët thuhet se mbajnë lidhje personale për Princin Harry .