“Rebelët” e pallatit mbretëror britanik, Meghan dhe Harry, po paketojnë sërish valixhet, pasi rezidenca në Montecito të Kalifornisë ndoshta nuk është e përshtatshme për ta. Çifti duket se nuk e ka gjetur qetësinë në rezidëncën 14 milionë dollarëshe, e njohur edhe si “Chateau of Riven Rock”.
Çifti i kanë vënë sytë një shtëpie në Hope Ranch, vetëm 8 milje nga Montecito. Thashethemet janë se Duka dhe Dukesha e Sussex ose kanë blerë tashmë një pronë private në Hope Ranch, ose po e kërkojnë atë, pasi e kuptuan se rezidenca Montecito nuk ka hapësirë të mjaftueshme.
Në lagjen “Hope Ranch”, çmimi i pasurive të paluajtshme arrin deri në 22 milionë dollarë. Lagjja e re e mundshme e familjes me katër anëtarë jo vetëm që mburret me objekte luksoze të golfit, por edhe akses në fusha tenisi, zona pikniku dhe shtigje kalërimi. Çifti u transferua në Montecito në vitin 2020.
Ndërsa Montecito është shtëpia e shumë të famshëmve, duke përfshirë Katy Perry, Ellen DeGeneres dhe Jennifer Aniston, lagja private e pasur e Hope Ranch do të jetë një zgjedhje më e qetë për çiftin dhe dy fëmijët e tyre.