Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ishte raportuar se është rrahur brutalisht në veri.
Megjithatë, rasti nuk ishte raportuar në Policinë e Kosovës.
Mediumi serb ‘Radar’ shkruan se heshtja e dukshme e Listës Serbe me këtë rast, gjegjësisht fakti që sulmi nuk mohohet, por as nuk vërtetohet, mbështet në heshtje teoritë se ka qenë një keqkuptim mes bashkëpunëtorëve dhe se Rakiq është rrahur nga njerëz të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe.
Që nga fillimi i saj, zyrtarë të Listës Serbe në disa raste kanë qenë objekt i vëmendjes së mediave dhe spekulimeve të shumta se ata janë rrahur rëndë në incidente të ngjashme. Rasti i mëparshëm i tillë ka ndodhur në gusht të vitit 2023, kur Aleksandar Spiriq, ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës, papritur u zhduk nga publiku dhe njëkohësisht u largua nga të gjitha pozitat.