28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mediumi rumun: Albion Rrahmani do të shitet në ditët në vijim për 5.5 milionë euro

- Advertisement -

Pas sulmuesit Ermal Krasniqi, edhe Albion Rrahmani është afër të shitet nga Rapid Bukureshti për një vlerë rekord prej 5.5 milionë eurove.

Pesë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për ish yllin e Ballkanit, ndërsa presidenti Dan Sucu i ka njoftuar se kartoni i lojtarit vlen 5.5 milionë euro, pavarësisht raportimeve të kaluara që synojnë të fitojnë mbi 8 milionë euro.

Prosport.ro” raporton se Slavia Prague, Sparta Prague, Aston Villa, Rangers dhe Benfica janë duke punuar intensivisht për ta kompletuar afrimin e yllit kosovar.

Rapidi para disa kohe mendonte ta mbante Rrahmanin edhe për një tjetër vit, por tani duan të fitojnë sa më shumë meqenëse kanë arritur marrëveshje me Fiorentinan për blerjen e Louis Munteanu për 1.5 milionë euro.

Ende nuk ka ndonjë detajë se cila do të jetë skuadra e radhës për kosovarin, megjithatë shitja e tij pritet të finalizohet në ditët e ardhshme.

Përndryshe, një vlerë nga kjo shitje do ta merr edhe Ballkani, pra rreth 20 për qind, ashtu siç janë marrë vesh me Rapidin kur e shitën për 600 mijë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit