Mediat e huaja: Mourinho nënshkroi kontratë deri më 2029 dhe 3 milionë euro për Benfican

- Advertisement -

Jose Mourinho rikthehet te Real Madridi. Trajneri portugez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029 me klubin madrilen, duke nisur kështu një epokë të re në “Santiago Bernabeu”.

Sipas raportimeve, Real Madridi do t’i paguajë rreth 3 milionë euro dëmshpërblim Benficas për lirimin e Mourinhos, ndërsa marrëveshja fillestare është tri-vjeçare.

Gjithashtu bëhet e ditur se ekziston mundësia e vazhdimit edhe për një vit shtesë, por vendimi final për këtë do të merret më vonë nga vetë Mourinho dhe avokati i tij.

Rikthimi i “Special One” te Reali ka ngritur menjëherë entuziazëm te tifozët madrilenë, pasi portugezi rikthehet pas shumë vitesh me synimin për ta rikthyer klubin në majën e futbollit evropian.

Të ngjashme

Të fundit