10.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Me “Valentino” dhe buzë të kuqe, Margot Robbie më sensuale se kurrë (Foto)

- Advertisement -

Një fustan pelerinë në ngjyrë të kuqe nuk mund t’i rrijë kujtdo aq bukur sa aktores Margot Robbie.

Ylli i Hollywood, u shfaq mbresëlënëse pas “Golden Globes 2023” me fustanin e  ndezur të Valentino-s.

Shumë fansa kritikuan veshjen e saj të parë në premierën e flimit të saj “Babylon”. Fustani në ngjyrë rozë i Chanel u pasua me një lumë reagimesh në rrjetet sociale ku njerëzit e cilësonin markën si jo të denjë për Margot.

Por mesa duket të gjithë u qetësuan me pamjen e saj të fundit, teksa fustani mahnitës me detaje ‘vintage’ i ekspozoi format e saj trupore duke e bërë atë të duket akoma më sensuale.

Duke i qëndruar besnike paletës së nuancave të ndezura, aktorja australiane zgjodhi t’i theksonte buzët duke mbajtur pjesën tjetër të grimit në tone shumë natyrale.

Ajo kishte zgjedhur një palë sandale argjendi metalike nga Guiseppe.

Fotot e fundit të Margot Robbie:

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit