Më shumë se 150,000 gra shtatzëna po përballen me kushte të tmerrshme sanitare dhe rreziqe shëndetësore në Gaza, ka njoftuar agjencia e OKB-së.
Përmes një postimi në X, UNRWA njoftoi se një grua atje kishte lindur foshnjën me më pak se dy kilogramë.
Derisa, sipas OKB-së, rreth 360,000 njerëz janë larguar nga qyteti më jugor i Gazës, Rafah gjatë javës së kaluar, për shkak të paralajmërimeve të Izraelit se do të nisë ofensivën tokësore në këtë qytet.
Zyrtarët e lartë amerikanë përsëritën paralajmërime të rrepta gjatë fundjavës kundër një pushtimi izraelit në Rafah, duke parashikuar se një ofensivë tokësore do të çonte në viktima të gjera civile.