8.8 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Me pranga në duar, publikohet momenti kur shoqërohet në polici njëri nga të dyshuarit për shpërthim në Ibër Lepenc

- Advertisement -

Në kanalet e ujësjellësit të “Ibër Lepencit” mbrëmë ndodhi një shpërthim i qëllimshëm me eksplozivë, që sipas krerëve të shtetit, u bë nga grupet kriminale serbe në veri.

Policia e Kosovës ka kryer disa arrestime në veri, që dyshohen që kanë të bëjnë me rastin e mbrëmshëm.

Indeksonline ka siguruar pamje teksa shoqërohet në polici një person, i dyshuar për implikim me shpërthimin.

 

 

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se afro 10 persona janë të arrestuar lidhur me sulmin.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ka prova të dukshme që disa nga të arrestuarit janë të ndërlidhur me shpërthimin e fuqishëm.

Arrestimi i tyre është kryer në orët e para të mëngjesit dhe policia po heton edhe disa pista të reja që ndërlidhen me këtë rast.

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur shpërthimi.

Kurti tha se sulmi kishte qëllim cenimin e sigurisë kombëtare dhe jetës normale në Kosovë.

“Sulmi dhe shpërthimi i mbrëmshëm kishte për qëllim dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike dhe rrjedhimisht cënimin e sigurisë kombëtare dhe defunksionalizimin e jetës normale në vendin tone”, ka thënë Kurti.

Më poshtë mund të shihni pamjet e arrestimit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit