Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e ka uruar futbollistin Granit Xhaka që është nominuar për Topin e Artë.
Ai këtë urim e ka bërë përmes një InstaStory, duke publikuar një fotografi të Xhakës me ish-presidentin Thaçi.
“Një shqiptar i nominuar me çmimin prestigjioz Ballon d’Or. I pari shqiptar, lider i Kombëtares së Zvicrës, me një arritje të jashtëzakonshme në futbollin botëror. Urime”, ka shkruar Endrit Thaçi.