7.3 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Më në fund pajtohen Madonna dhe Elton John

- Advertisement -

Pas më shumë se 20 vjetësh tensione dhe komente të ashpra, dy ikonat e muzikës, Madonna dhe Elton John, kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe të pajtohen.

Madonna ndau një foto në Instagram ku shihet duke përqafuar John-in pas performancës së tij në “Saturday Night Live”.

Përplasja mes tyre kishte nisur në vitin 2002, kur John kritikoi këngën e Madonnës për filmin “Die Another Day”, duke e quajtur “kënga më e keqe e James Bond-it”.

Më pas, në vitin 2004, ai e akuzoi Madonnën se këndoi plejbek gjatë një ceremonie çmimesh, duke e bërë marrëdhënien mes tyre edhe më të tensionuar.

Por gjithçka ndryshoi këtë fundjavë, kur Madonna vendosi të shkojë në prapaskenat e SNL për ta takuar John-in dhe për ta përballur me të kaluarën.

“Kur e takova, gjëja e parë që më tha ishte: ‘Më fal’ dhe muri mes nesh u rrëzua,” shkroi ajo në Instagram.

“Falja është një mjet i fuqishëm. Brenda minutave, ne po përqafoheshim.”

Madonna gjithashtu zbuloi se John-i i kishte shkruar një këngë dhe dëshironte të bashkëpunonin

Të ngjashme

Të fundit