David dhe Victoria Beckham kanë blerë një rezidencë të re në Miami, e cila ka kushtuar 60 milionë euro. Prona prej 14,270 metrash katrorë ka pamje nga Gjiri Biscayne në Florida.
Sipas Real Deal, çifti i famshëm e ka blerë pronën mahnitëse me nëntë dhoma gjumi në Miami Beach.
E ndërtuar në vitin 2018, rezidenca vjen me një sërë karakteristikash në të gjithë sitin. Midis tyre janë nëntë banja, katër gjysmë-banja dhe një kuzhinë shefi.
Por jo vetëm kaq, pasi David dhe Victoria mund të përdorin gjithashtu një kinema, palestër, spa dhe një pishinë. Ndërsa jashtë ka një kuzhinë në natyrë, një sallë pritjeje në çati.
Pamjet me dron të pronës tregojnë luksin që mund të shijojë ish-kapiteni i Anglisë dhe ylli i “Spice Girl” në Sunshine State. E vendosur mbi ujë dhe e rrethuar me pemë, shtëpia ofron pamje mahnitëse të gjirit.