“Më kanë sjellë me helikopter nga Tirana në Prishtinë për të votuar” – Haliti tregon një rast kur duhej vota e tij në Kuvend

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka rrëfyer një rast kur ishte ftuar për të votuar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga Tirana drejt Prishtinës ishte nisur me helikopter.

“U nisa me helikopter dhe kishte erë. Piloti dhe kopiloti thanë se nuk guxojmë të shkojmë më tutje. Në aeroport kishin dalë të na prisnin edhe shoferët e Parlamentit, por jemi kthyer prapë në Tiranë”, ka rrëfyer Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se, pas kthimit në Tiranë, shoferi i ambasadës e kishte marrë me veturë dhe pas rreth një ore e gjysmë kishin arritur në Prishtinë.

Haliti nuk ka treguar se për çfarë çështjeje ishte thirrur me urgjencë për të votuar në Kuvend.

Të ngjashme

Të fundit