Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj me anë të një story në rrjetin social Instagram, ka ndarë me ndjekësit një situatë paniku.
Djali i vogël i këngëtares, Amen do të bëjë vaksinën e dytë dhe Xhensila duket se po e përjeton pak me stres.
Gjithashtu ajo iu kërkoi të gjitha nënave që kanë të njëjtat eksperienca disa sugjerime për ilaçet që përdorin për të qetësuar dhimbjet e fëmijëve.
“Sot nuk ka një ditë shumë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kap paniku. Kërkoj suport nga të gjitha mamat që kanë të njëjtat eksperienca, çfarë përdorin pas vaksinave, ndonjë medikament apo ndonjë kurë popullore për të qetësuar dhimbjet e të vegjëlve Lutuni për ne!”- tha Xhensila.