11.6 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Më i miri i “Aspirinave”, Xabi Alonso “mbron” Wirtz nga milionat e anglezëve

- Advertisement -

Mund të thuhet plot siguri se do jetë një ndër “yjet” e së ardhmen. “Fantazisti” i talentuar gjerman, Florian Wirtz po shkëlqen këtë vit në Bundesliga me Bayer Leverkusen, teksa në 44 sfida, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë plot 17 gola, si dhe të dhurojë plot 19 asistime, për shokëet e tij të skuadrës, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Të tilla performanca e kanë vënë 20-vjeçarin, në listën e “dëshirave” të “gjigantëve” të futbollit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Të Kuqtë” e Liverpool janë të gatshëm të hapin “thasët” e tyre për të siguruar shërbimet e “diamantit” të së ardhmes, sa i përket repartit ofensiv.

Megjithatë, pas vendimit të teksnikut spanjoll Xabi Alonso për të qëndruar edhe pas përfundimit të këtij sezoni në krye të “Aspirinave” gjermane, trajneri po përpiqet që ta bindë edhe mesfushorin që të mos largohet, por që të refuzojë ofertat e klubeve angleze, teksa shpreson që të ketë një skuadër kompetitive sezonin e ardhshëm, ku pritet të jetë edhe në Champions League.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit