6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

“Me humb një pjesë të familjes është shumë e vështirë”, Bogujevci rrëfen për kohën e luftës

- Advertisement -

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur për kohën e luftës kur ka humbur një pjesë të familjes së saj.

Bogujevci ka thënë se me humb një pjesë të familjes, është shumë e vështirë.

“Me humb një pjesë të familjes, është shumë e vështirë.” – ka thënë Bogujevci për T7.

Ajo duke dhënë një rrëfim frymëzues dhe të ndjeshëm ka bërë të ditur se tema se çka ka ndodh me familjen e saj gjatë luftës asnjëherë nuk ka qenë temë e mbyllur, dhe e njëjta tregon se me familjet e tjerë kujtojnë atë kohë.

“Kjo tema çka ka ndodh gjatë luftës nuk ka qenë temë e mbyllur në familjen tonë. Nuk e mbaj mend babain ose axhën që kanë thonë jo nuk bon kjo, ose jo nuk bon kjo se janë fëmijë, çdo herë është dëgju zëri jonë në krejt proceset që i kemi kalu që kanë qenë tepër më rendësi edhe familjarët që i kemi humbur jonë pjesë e bisedimeve e diskutimeve të përditshme. I kujtojmë, i kujtojmë për ata që kanë qenë edhe shpesh qeshim me gjëra që kanë ndodh që i mbaj në mend.” – ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit