Të paktën këtë e zbulon si buzëqeshja, ashtu edhe deklaratat e Ritës, e cila nuk ka ngurruar në daljen e saj televizive ta cilësojë të shoqin si “zotin e seksit”.
E ftuar në emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ , Ritës dhe shokut të ftuar Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbiz.
Kur fytyra e Taikës shkëlqeu në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“.
Më pas këngëtarja u skuq e turpshme teksa shikonte ambientin me një buzëqeshje dinake në fytyrë.