16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

“Me 3.3% rritje ekonomike s’mund të flasim për rritje të të ardhurave”, opozita i kundërpërgjigjet Muratit

- Advertisement -

Së fundi, ministri Murati doli me një shkrim për “rritje githëpërfshirëse ekonomike” në vend, për çka pretendoi se ekonomive familjare u janë shtuar 1.5 miliardë euro.

“Siç mund të shihet edhe nga grafikoni më poshtë, ritmi i rritjes përshpejtohet në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë. Ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët.” – shkroi ndër të tjera ministri Murati.

Mburrja e Muratit për depozitat e kursimeve familjare u shoqërua me reagime të ashpra nga ekonomistët e opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Mustafa, ka theksuar se nuk mund të flitet për rritje të konsiderueshme të të ardhurave në një ekonomi me rritje ekonomike prej vetëm 3.3 për qind.

“Duke qenë se në politikat fiskale, aty ku i takon, ka qenë plotësisht i pavërejtshëm gjatë gjithë mandatit, Hekuran Murati paska fillu me folë për rritjen e depozitave të sektorit bankar. Çdo ekonomist e kupton që me 3.3% rritje ekonomike nuk mund të flasim për rritje të rëndësishme të të ardhurave në ekonomi.” – tha ai.

Ai kujtoi gjithashtu se me rritjen enorme të inflacionit, vlera e depozitave nuk ka të njëjtën vlerë si më parë.

“Për më tepër, kur jemi te depozitat, duhet ta kemi parasysh se sot 100 euro depozita nuk vlejnë më shumë se 70 euro të mëparshme për shkak të rritjes së çmimeve. Prandaj, Ministër, shiko gjej ndonjë punë tënden të kryer, nëse mundesh me gjetë ndonjë, dhe lej depozitat ku ti nuk ke bash asnjë kontribut!” – tha Mustafa.

Reagim ndaj postimit të Muratit pati edhe nga anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi i cili tha se sot, 60% e pagave të qytetarëve shpenzohet për barna dhe ushqime bazike (buke, qumësht, sheqer, vaj).

“Sipas Ministrit, aq shumë para po kemi, sa që nuk po dijmë çka të bëjmë me to. Ministri po thotë qe ekonomitë familjare janë pasuruar shumë, por po harron të na tregoj qe sot 60% e pagave tona shkon për barna dhe ushqime bazike (buke, qum7sht, sheqer, vaj). Kur ky Ministër dhe kjo Qeveri ka filluar mandatin përqindja e pagës për barna dhe ushqime bazike ka qene 30%. Duke na trajtuar, sipas manualit te tyre, si injorante dhe analfabet, vitin 2024 po e krahason me vitin e pandemisë, kur secila ekonomi familjare, janë detyruar t’i përdorin depozitat e tyre për mbijetese dhe shërim nga pandemia.” – tha Rukiqi. /Nacionale/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit